Zëdhënsja e Partisë Socialiste, Bora Muzhaqi ka dalë sërish në një deklaratë për mediat ku iu ka bërë thirrje qytetarëve të cilët nuk patën mundësinë të votojnë për shkak të problemeve të identifikimit elektronik
“Qeveria e ka financuar masivisht KQZ për pajisjet e identifikimit dhe votimit elektronik prandaj nuk ka se si të mos na vijë keq për mosdhënien e shërbimit të identifikimit elektronik duke penguar mijëra zgjedhës për disa orë teksa KQZ nuk merrte vendimin më elementar për nisjen e votimit nëpër këto qendra. Unë këtu jamë për apelin e PS drejtuar të gjithë atyre që nuk votuan në orët e para të mëngjesit, rikthehuni dhe kryeni detyrën për të votuar. PS iu bën bën apel edhe atyrëe që nuk iu janë drejtuar qendrave të votimit dhe nuk e kanë ushtruar të drejtën e votës.”, tha ajo.


