Sporti

Problemet me trajnerin Ten Hag, Sancho mund të largohet nga Manchester United në janar

09/22/2023 13:55
nga:Mergim Rreci

Manchester United mund të shesë Jadon Sancho në një marrëveshje me çmim të ulët në janar, sipas Daily Star.

Sancho aktualisht po përballet me një të ardhme të pasigurt në Manchester United pasi u urdhërua të stërvitet larg skuadrës së parë, pas problemeve me trajnerin Ten Hag, përcjell GazetaBlic Sport.

Holandezi tashmë ka pranuar se nuk e di nëse Sancho do të luajë përsëri për klubin pasi e hoqi nga skuadra e tij. Sipas raportimeve të tjera, janë disa skuadra të mëdha të interesuara për shërbimet e tij.