Zëdhënësja e Kompanisë “Pastrimi”, Arbnora Ademi, ka folur për problemet me pagat që ka pasur kompania dhe që punëtorët kanë protestuar, raporton Gazeta Blic.
“Në ditët e para të muajit shkurt kemi pasur probleme dhe kemi pasur një protestë për pagat, mirëpo është stabilizuar gjendja, pagat janë ekzekutuar, gjendja është normalizuar, punëtorët dhe ekipet e Pastrimit po mundohen që gjatë 24 orëve me të gjitha kapacitetet që posedojnë, të kryejnë shërbimin e largimit të mbeturinave”, tha ajo në emisionin Mëngjesi me Arben Ahmetin.
Ajo shtoi se ekipet janë në terren gjatë 24 orëve, por që tha se kamionët që posedojnë janë të vjetruar dhe kanë defekte e ndonjëherë ka vonesa.


