Borussia Dortmund po kalon një sezon shumë më poshtë pritshmërive dhe aktualisht është 15 pikë prapa skuadrës lidere të Bayer Leverkusen.
Pushimi dimëror i shërbeu klubit gjerman për të mbledhur dhe vlerësuar kushtet për të mbajtur Edin Terzic dhe, sipas gazetës Ruhr Nachrichten , trajneri nuk e ka në rrezik pozicionin e tij, përcjell GazetaBlic Sport.
Hans-Joachim Watzke, CEO, Sebastian Kehl, drejtori sportiv dhe konsulenti Mathias Sammer u takuan këtë të enjte dhe vendosën të mbajnë trajnerin gjerman, duke besuar se ai do të jetë në gjendje të ndryshojë situatën në gjysmën e dytë të sezonit.
Në Ligën e Kampionëve historia ka qenë ndryshe, pasi Dortmundi fitoi grupin që përfshinte edhe PSG-në, Milanin dhe Newcastle-n, ndërsa në fazën eliminuese do të përballet me PSV Eindhoven.
/GazetaBlic Sport/