Showtime

Probleme të pazgjidhura nga jashtë? Einxhel “i kërkon llogari”, Beatrix: Po ndihem si m** tani

12/04/2021 20:38
nga:Gazeta Blic

Einxhel është një nga ato personazhe që sapo u fut në shtëpinë e Bi Brother VIP krijoj zhurmë dhe nxori disa personazhe nga vetja.

Kësaj rradhe Einxhel është duke u munduar të krijojë miqësi me Beatrix, miëpo siç duket vajzat paskan disa problem të pazgjidhura nga jashtë.

Teksa ishin në dhomën e grimit, Einxhel e pyeti Beatrix se pse ajo dhe vëllai i saj Albani, e hoqën në të njëjtin ditë nga Instagrami.

Ishtë Beatrix ajo që u ndje keq pas këtij diskutimi, dhe tha se nuk mbante mend arsyen se pse kjo kishte ndodhur, duke e shmangur kështu të gjithë bisedën.

Biseda e plotë mes tyre:

Einxhel: Pse më hoqët nga Instagrami një ditë të bukur ti edhe Albani, pse? Më ka bërë shumë përshtypje, unë kam postuar edhe video me ju, duke iu mbështetur për këngët.

Beatrix: Po se di, se mbaj mend…

Einxhel: Unë nuk kisha folur kurrë ndonjë gjë për ju, unë kam qenë shokë me një person që rrinte me ju.

Beatrix: E di për…

Einxhel: Me D është personi, mashkull

Beatrix: D?

Einxhl: Po që punon në televizion

Beatrix: E di

Einxhel: Po thoja mos ka mollohisur ndonjë gjë, se unë atë verë kam postuar video me këngën tënde.

Beatrix: Sa mirë që i mban mend. Ndihem si m** tani (shprehje e thënë në anglisht)

Einxhel: Më bëri përshtypje se më kishit hequr të dy, ngela pak kështu.

Beatrix: Do të ketë qenë ndonjë situatë aty, se mbaj mend…

Einxhel u përpoq që të qetësonte duke i thënë se kishte menduar prej kohësh që ta bënin këtë diskutim, por qëllimi i saj nuk ishte aspak që ta lëndonte Beatrix.