Showtime

“Probleme të moqme, distanca”, zbulohet shkaku i ndarjes së Bleros me Afronën

05/20/2022 23:09
nga:G C

Ishte viti 2019, kur këngëtari Blerim Muharremi ( i njohur si Blero ) dhe Afrona Dika kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë në Gjirin e Lalzit në Durrës.

Ani pse të martuar, Afrona vazhdonte jetesën e saj në Zvicër, derisa Blero në Kosovë. Por duket se jo gjithçka po shkon mirë për çiftin.

Sipas burimeve të Prive, ky lajm fatkeqësisht është i vërtetë, ku është konfirmuar ndarja e tyre.

Siç thuhet nga ta problemet e ndarjes së tyre janë të moqme, ndërsa një prej arsyeve që konsiderohet se ka shkaktuar ndarjen e tyre është distanca, ku madje Blero ka dy muaj që nuk ka shkuar në Zvicër.