Sporti

Probleme për Realin: Jude Bellingham dhe Rodrygo nuk stërviten me skuadrën para ndeshjes me Sociedadin

04/25/2024 13:28
nga:E K

Dy nga lojtarët kryesorë të Real Madridit, Jude Bellingham dhe Rodrygo, nuk u stërvitën me ekipin përpara vizitës së Real Sociedad.

Reprezentuesi anglez ka gastroenterit, ndërsa braziliani me grip, transmeton GazetaBlic Sport.

Të dy me siguri do të udhëtojnë për ndeshjen ndaj Bayern Munich, por pjesëmarrja e tyre në ndeshjen ndaj Sociedadit është e diskutueshme.

Ferland Mendy me siguri nuk do të marrë pjesë, por do të jetë gati për ndeshjen e parë me Bayern Munich në gjysmëfinale të Champions League.

Portieri titullar Lunin do të pushojë dhe Kepa Arrizabalaga – një shans për të performuar. Ndërkohë, Thibaut Courtois vazhdon rikuperimin.

/GazetaBlic Spot/