Ditë të vështira për Sergej Milinkovic Savic.
Mesfushori pësoi një goditje të rëndë në ndeshjen kundër Brazilit, ishte në dyshim për atë ndaj Kamerunit por më pas shtrëngoi dhëmbët dhe luajti dje, përcjell GazetaBlic Sport.
Megjithatë, problemi nuk është zgjidhur, kyçi i këmbës është ende i fryrë dhe i mavijosur siç dëshmohet nga fotoja që qarkullon në rrjete sociale.
Ai do të vlerësohet gjatë ditëve në vijim për të kuptuar nëse do të mund të marrë pjesë në ndeshjen kundër Zvicrës.
/GazetaBlic Sport