Sporti

Probleme për Kyle Walker, mund të mungojë ndaj Torinos

02/20/2025 17:28
nga:Lorik J

Futbollisti anglez, Kyle Walker nuk u stërvit me pjesën tjetër të skuadrës së Milanit këtë mëngjes dhe ka të ngjarë të humbasë ndeshjen e ardhshme të Serie A kundër Torinos.

Walker e përfundoi ndeshjen e fundit të Champions League kundër Feyenoord me probleme muskulore dhe nuk u stërvit sot me pjesën tjetër të skuadrës.

Sipas Sky Sports, Walker ka një lëndim në muskulin e majtë.

Mediat italiane pretendojnë se Walker ka të ngjarë të humbasë ndeshjen e ardhshme të Milanit në shtëpi, gjë që do ta detyronte Sergio Conceicao të përdorë Alex Jimenez në krahun e djathtë.

Milani do të vizitojë Torinon të shtunën, më 22 shkurt.

/GazetaBlic Sport/