Kupa e Botës 2022

Probleme në zemër, ish-lojtari i Liverpool rrezikon karrierën

12/14/2022 15:25
nga:Mergim Rreci

Lucas Leiva ka shfaqur shqetësim në zemër.

Ish-mesfushori i Liverpool dhe Lazio, tashmë pjesë e Gremio, është ndaluar të luajë, nga mjekët e klubit brazilian për shkak të problemeve me zemrën.

Më tej priten teste më të thelluara për të parë nëse 35-vjeçari do të jetë në gjendje të vazhdojë karrierën e tij sportive apo do duhet të ndalet me kaq.