Lajme

Probleme me mushkonjat, Komuna thotë se s’ka mundur të bëjë dezinsektimin gjatë qershorit

07/04/2023 09:14
nga:Y I

Qytetarët e Komunës së Prishtinës janë duke u ankuar se po kanë probleme të shumta me mushkonjat.

Nga Komuna e Prishtinës thonë se nuk kanë mundur të bëjnë dezinsektimin efikas gjatë muajit qershor për shkak të reshjeve të shiut.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se tani kanë filluar dezinsektimin e plotë të qytetit.

“Për shkak të reshjeve të shumta, gjatë muajit Qershor, e kemi pasur të pamundur të bejmë dezinsektim efikas! Andaj, tani kemi filluar dezinsektimin e plotë të qytetit. Ju kërkojmë mirëkuptim këtë javë” shkruan Zogaj në Facebook.

Postimi i plotë: