Sporti

Probleme me energji elektrike, shtyhet ndeshja e ekipit të ri të Cristiano Ronaldos

01/05/2023 14:06
nga:Lorik J

Skuadra Al Nassr tashmë e njohur në gjithë botën falë transferimit të Cristiano Ronaldos duhet të presë edhe 24 orë për ta zhvilluar ndeshjen ndaj Al Ta’ee.

Ndeshja ishte paraparë të zhvillohet sot, por klubi i Al Nassr ka njoftuar se ndeshja shtyhet shkaku i problemeve me rrymën dhe shiut të madh, shkruan GazetaBlic Sport.

“Për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe kushteve të motit që kanë ndikuar në rrymën e stadiumit, zyrtarisht jemi njoftuar se ndeshja e sotme kundër Al Ta’it është shtyrë për 24 orë.

Kërkojmë ndjesë për shqetësimet e shkaktuara për fansat dhe u urojmë të gjithëve udhëtime të sigurta”, shkruan klubi.

/GazetaBlic Sport