Sporti

Probleme gjatë udhëtimit me avion për Raphinha, i humbin edhe dy çantat e tij

12/20/2022 23:56
nga:Mergim Rreci

Raphinha do të kthehet në Barcelonë të mërkurën për t’u bashkuar në stërvitje pas angazhimit të tij në Kupën e Botës.

Në udhëtimin e tij, avioni i TAP-it bëri një ndalesë në Lisbonë dhe pikërisht aty lindën problemet, transmeton GazetaBlic Sport.

Anësori brazilian kaloi disa orë brenda aeroplanit të ndaluar, pa i ofruar ushqim nga kompania ajrore portugeze dhe ai mbeti pa çantat e tij.

Ai pati kritika të mëdha ndaj kompanisë në fjalë si dhe tha se kjo ishte mungesë respekti ndaj tij.

/GazetaBlic Sport/