Sporti

Problem për Juventusin, Chiesa nuk u stërvit sot

04/04/2024 17:36
nga:Lorik J

Sulmuesi i Juventusit, Federico Chiesa nuk u stërvit me shokët e tij të enjten për shkak të një virusi, por pritet të jetë i disponueshëm për ndeshjen e ardhshme të Serie A kundër Fiorentinës.

Ndërkohë, i dëmtuari Arkadiusz Milik vazhdon të rikuperohet individualisht, raportoi Football Italia.

Chiesa shënoi në fitoren 2-0 të Juventusit ndaj Lazios në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë të martën dhe pritet të rikuperohet në kohë për ndeshjen e Serie A kundër ish-klubit të tij Fiorentina në Allianz Arena të dielën.

Massimiliano Allegri ka gjasa të mbështetet në një skuadër të plotë në fundjavë, me Milik dhe të pezulluarit Paul Pogba dhe Niccolò Fagioli të vetmit përjashtim.

/GazetaBlic Sport