Lajme

Pro apo kundër një koalicioni me VV-në? – Flet Xhavit Haliti, tregon nëse janë diskutuar emra për president nga PDK

07/08/2026 09:53
nga:G B

Xhavit Haliti nga PDK, ka thënë se nuk ka asnjë të keqe që të ketë marrëveshje politike mes partive, duke folur për mundësinë e një koalicioni VV-PDK.

Ai në një intervistë për Gazeta Blic, ka thënë se nëse ka ofertë nga VV, PDK duhet të ulet dhe ta shqyrtojë, teksa e sheh krejtësisht normale edhe nëse partitë opozitare vendosin të qëndrojnë në opozitë dhe të mos bashkohen në qeverisje.

Po ashtu, ai ka folur dhe për çështjen e presidentit, derisa ka thënë se në PDk nuk janë diskutuar emra për këtë pozitë, por që PDK ka shumë emra që mund të jenë kandidat për president.

Më poshtë deklarata e tij: