Në fshatin Landovicë të Prizrenit një person dyshohet se vazhdimisht ka shqetësuar ish-bashkëshorten e tij.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se 29-vjeçarja edhe më parë ishte viktimë e dhunës në familjes dhe si rrjedhojë ishte pajisur me urdhër të mbrojtjes nga Gjykata.
Mirëpo, as kjo si duket nuk e ka ndalur të dyshuarin që të tentojë ta mbajë nën kontroll viktimën.
Bazuar në dëshminë e saj, ish-bashkëshorti e ka telefonuar dhe e ka ngacmuar e shqetësuar me fjalë të ndryshme.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori ka urdhëruar që ndaj 37-vjeçarit të iniciohet rasti për veprat penale ‘Mospërfillje e Gjykatës’ dhe ‘Dhunë në familje’.


