Një person është arrestuar në Prizreni, pasi ka rrahur një vajzë të mitur, derisa pamjet janë publikuar në rrjete sociale, siç njofton Policia, raporton Gazeta Blic.
Sipas njoftimit, pas veprimeve hetimore është arrit të sigurohet prezenca e dëmtuarës së mitur dhe dyshuarit të rastit, i cili është babai i dëmtuarës.
Nga ekzaminimi mjekësor dëmtuara sipas raportit mjekësor e kishte një mavijosje në krahun e majtë.
Të dyshuariti është caktuar masa e ndalimi për 28 orë.
Njoftimi i plotë:
“Lëndim lehtë trupor – Dhuna në familje”
Me datën 18.08.2022, policia është informuar në lidhje me një video incizim që ishte shpërndarë në rrjetet sociale dhe në portale, ku një i dyshuar i panjohur godet me shuplake një vajze të mitur dhe e tërheqë për krahu, me te marr ketë informacion policet hetues nga Stacioni Policor Prizren, kanë marr veprime në drejtim të identifikimit dhe sigurimit të personit dyshuar dhe të dëmtuarës së mitur në këtë rast.
Pas veprimeve hetimore është arrit të sigurohet prezenca e dëmtuarës së mitur dhe dyshuarit të rastit, i cili është babai i dëmtuarës.
Nga e dëmtuara e mitur është marr deklaratë me shkrim në prezencën e punëtores së Qendrës për Punë Sociale dhe është dërguar për ekzaminim mjekësor, e dëmtuara sipas raportit mjekësor e kishte një mavijosje në krahun e majtë.
Është marr deklarata nga i dyshuari, i cili ka pohuar se në video incizimin e shpërndarë në rrejtet sociale është ai dhe vajza e tij.
Në lidhje me rastin dhe të gjeturat është informuar prokurori kujdestar / departamenti për krime të përgjithshme, i cili ka lëshuar Aktvendim mbi ndalimin e dyshuarit për 48 orë.


