Lajme

Prizren, policia mbyll disa lokale nuk respektuan masat anticovid

07/12/2021 15:03
nga:N M

Polica e Kosovës, gjegjësisht ajo e Prizrenit ka mbyllur disa lokale në këtë qytet kryesisht kafiteri për shkak se kanë punuar pas orës 23:00 duke mos respektuar kështu masat anticovid që momentalisht janë në fuqi, raporton Gazeta Blic.

Përveç mbylljes së kafiterive, policia ka shqiptuar edhe gjoba ndaj pronarëve.

Njoftimi i plotë:

Me qellim të zbatimit të vendimeve të qeverisë për parandalimin e pandemisë Covid-19, gjatë fundjavës në orët e vona të mbrëmjes, patrullat policore dhe hetuesit e Stacionit Policor Prizren dhe Prizren-Veri, kane bëre patrullime të shtuara dhe kontrollimin e lokaleve dhe bizneseve.
Në fokus të kontrollimit ka qenë zbatimi i masave të qeverisë për parandalimin e Covid-19, e sidomos respektimi i orarit të punës ne bazë të vendimeve të qeverisë.
Gjatë kontrollit të bizneseve, patrullat kane has në disa lokale që nuk e kanë respektuar orarin e caktuar (ora 23:00) dhe ndaj tyre janë marre masat, janë mbylle lokalet dhe ndaj pronareve janë shqiptuar gjoba.
Lokalet që nuk e kanë respektuar orarin e punës kane qenë kryesisht kafiteritë.
Gjate këtij aktiviteti janë shqiptuar dhjetë gjoba ndaj kundërvajtësve. Aktivitete të tilla do të ketë në vazhdimësi.

Ministria e Shëndetësisë: Varianti Delta i COVID-19 mund të dominojë në Evropë