Lajme

Prizren: Pasi e rrahu e gruan vazhdimisht e dëbon edhe nga shtëpia

08/10/2022 08:59
nga:Astrit Gashi

Një grua në Prizren ka raportuar të martën në Polici se burri i saj ushtron vazhdimisht dhunë fizike ndaj saj.

Pos kësaj tash edhe e ka dëbuar nga shtëpia.

Rasti është raportuar në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.