Lajme

Prizren: Kapen barna pa banderola, të fshehura prapa murit

04/07/2023 18:58
nga:Y I

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike i Policisë së Kosovës sot kanë zhvilluar një operacion policor në rajonin e Prizrenit, ku janë kontrolluar 10 barnatore dhe në njërën prej tyre është gjetur një sasi e barnave pa banderola të cilat ishin të fshehura mbrapa rafteve të lokalit.

Bëhet e ditur se barnat pa banderola janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës.

Në polici është shoqëruar një i dyshuar, si pronar i disa barnatoreve të cilat janë kontrolluar.