Lajme

Prizren, ishte në arrati, arrestohet 23-vjeçari e dërgohet në vuajtje të dënimit

07/03/2024 17:53
nga:Sh R

Një person që ishte i kërkuar u arrestuar dje, në 2 korrik, në Prizren.

Në njoftimin e policisë thuhet se personi i kërkuar është B.Q. i moshës 23-vjeçar.

“Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresave të gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej 2 vite e 10 muaj burgim”, thuhet në njoftim.