Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur fajtor Sh.H. për dy vepra penale të vjedhjes së rëndë dhe një vepër të vjedhjes së rëndë në tentativë.
Gjykata e ka dënuar atë me 7 vjet burgim dhe 2 mijë euro gjobë.
Sipas aktgjykimit, i akuzuari ka shkaktuar dëm material prej 195 mijë eurosh ndaj një argjendarie në Prizren.
Gjykata ka urdhëruar kompensimin e dëmit përmes pagesës ose shitjes së pasurisë së ngrirë, përfshirë një apartament dhe disa automjete. Ndaj Sh.H. është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.


