Zjarrfikësit e Prizrenit shmangën sot një incident që mund të kishte pasoja të mëdha.
Ata intervenuan me shpejtësi duke nxjerrë jashtë bombolën e gazit që kishte marrë flakë nga një lokal në rrugën “Beteja e Pashtrikut”.
Puna e zjarrfikësve mundësoi që ngjarja të kalonte pa dëme për biznesin dhe pa rrezikuar sigurinë e qytetarëve.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv. nga Brigada e Zjarrfikësve të Prizrenit.
“Aktualisht nuk mund të japim më tepër detaje, për shkak se rasti është duke u hetuar dhe ende nuk dihet shkaku i këtij rast. Por, ka qenë një intervenim i suksseshëm. Ne në vazhdimësi japim maksimumin në shërbim të qytetarëve dhe sigurisë së tyre”, deklaruan nga kjo brigadë.
“Pas hetimeve do të mund të japim detaje tjera lidhur me rastin”.
Klankosova.tv mëson se deri tek kjo ngjarje ka ardhur si pasojë e pakujdesisë në përdorimin e bombolës.


