Lajme

Prizren: Babai e raporton djalin në polici, thotë se vazhdimisht ka shkaktuar dhunë ndaj tij

04/10/2023 10:45
nga:N M

Një burrë në Prizren e ka raportuar në Polici djalin e tij, duke thënë se ai vazhdimisht ka shkaktuar dhunë ndaj tij.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit tek i dyshuari ka gjetur dhe ka konfiskuar 0.9 gram substancë narkotike e llojit marihuanë.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur dje në orën 14:30 në Prizren.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Pritje dhe kolona të gjata te Dheu i Bardhë