Lajme

Prizren: Arrestohet pronarja e një barnatoreje, iu zunë 280 paketime me barna pa dëshmi të origjinës

07/05/2023 18:50
nga:Genita C

Policia e Kosovës e ka arrestuar farmacisten C.Y., e cila është edhe pronarja e një barnatoreje në Prizren, pasi s’ka ofruar dëshmi për origjinën e një sasie të barnave.

Sipas policisë, barnat medicinale të cilat ishin pa dëshmi për origjinën janë sekuestruar nga Inspektorati Framaceutik.

“Sasia e barnave medicinale të sekuestruara është gjithsejte 280 paketime të barnave të ndryshme medicinale, me origjinë nga Serbia, Shqipëria dhe Turqia, në vlerë prej 3200 (tre mijë e dyqind) euro”, thuhet në njoftimin e policisë.

Bëhet e ditur se me rekomandim të prokurorit kompetent, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.