Një person është arrestuar në Prizren sot pasi dyshohet se kishte bërë gara shpejtësie dhe kishte shkaktuar një aksident.
Në njoftimin e policisë thuhet se dje në lagjen “Dardania” kishte ndodhur ngjarja në fjalë.
“Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren me datën 06.02.2024 gjatë hetimit të një rasti aksident trafiku me lëndime i ndodhur 05.02.2024 rreth orës 20:40 në lagjen ‘’Dardania’’ në Prizren, përmes rrugëve operacionale ka gjetur prova të qëndrueshme se i dyshuari i cili ka shkaktuar këtë aksident trafiku përpos dëmeve materiale lëndime trupore kishte pësuar vozitësi i automjetit, i cili para shkaktimit të aksidentit të trafikut dyshohet se kishte qenë duke bërë gara shpejtësie me një automjet tjetër i cili është në kërkim policor”, thuhet në njoftim.
I dyshuari është E.K. viti i lindjes 2004 pas identifikimit është arrestuar dhe intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari ndalët në mbajtje për 48 orë dhe ndaj ti do të ngritët kallëzim penal për veprat penale “Aksident trafiku me lëndime”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Rrezikim i trafikut publik”.