Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolli rutinor, të një automjeti në Prizren, janë gjetur armë të paautorizuara, raporton Gazeta Blic.
Armët e sekuestruara tek të dyshuarit janë një shufer metalike, një thikë me patentë dhe një thikë harkore me dorezë, një (1) pistoletë dhe një karikator.
Ndaj dy të dyshuarve është ngritur kallëzim penal për veprën mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.



