Lajme

Prizren: 12 vjeçari ther 14-vjeçaren në shkollë

11/18/2025 07:42
nga:Y I

Një vajzë e mitur 14-vjeçare është therur me mjet të mprehtë nga një 12-vjeçar, pas një mosmarrëveshjeje të ndodhur dje në një shkollë të Prizrenit.

Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi.

Sipas tij, viktima është dërguar menjëherë në Emergjencën Spitalore të Spitalit Rajonal të Prizrenit, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Bytyçi bëri të ditur gjithashtu se i dyshuari është sjellë në stacionin policor nga familjarët e tij, ndërsa rasti po hetohet nga njësia për delikuencë të të miturve.