Lajme

Pritjet për të hyrë e dalë nga Kosova nuk zgjasin më shumë se 5 minuta

07/20/2025 07:34
nga:Genita C

Në pikat kufitare të Kosovës këto ditë po vërehet një fluks i madh i qarkullimit, shkaku i ardhjes së mërgimtarëve për t’i kaluar pushimet e verës në vendlindje.

Pritjet në këto pika shpesh shkojnë edhe në mbi një orë.

Por, sipas Qendrës për Menaxhim Kufitar, këto pritje tani janë reduktuar dukshëm.

Kjo bazuar në përditësimin e fundit të bërë nga kjo qendër, pritjet nuk zgjasin mbi 5 minutam përveç se në Jarinjë ku për të hyrë në Kosovë pritjet shkojnë deri në 20 minuta.

Po ashtu, kolona të automjeteve nuk ka.