Showtime

Pritjes i vjen fundi/ Semi publikon sonte këngën e re, një pjesë e saj u bë virale në rrjet

05/25/2023 14:38
nga:G C

Këngëtarja shqiptare, Semi Jaupaj para pak kohe ka dhënë një super lajm për të gjithë adhuresit e muzikës së saj.

Semi kishte paralajmëruar se po vjen me një këngë të re dhe me sa duket, pritjes po i vjen fundi.

Përmes rrjeteve sociale, Semi njoftoi se sonte do të publikohet kënga më e re e cila do të titullohet “Autostrade”.

Në fotografitë që po qarkullojnë në rrjet, Semi shihet e kuruar deri në detajin më të vogël.

Kjo këngë e shumëpritur do të publikohet në ora 18:00, teksti i të cilës është shkruajtur nga Yll Limani.

Por, kjo nuk është e gjitha. Semi është duke punuar edhe për një projekt të ri i cili do të lansohet në muajin qershor.

Më poshtë disa pamje:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sємι Jαυραʝ (@semijaupaj)