Lajme

Pritje të pakta për ndonjë rezultat nga takimi i 18 gushtit mes Kurtit e Vuçiqit

08/14/2022 20:54
nga:G B

Pas tensioneve në komunat veriore të vendit, Bashkimi Evropian vendosi t’i ftojë në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuciq, në kuadër të dialogut të Brukselit.

Edhe pse liderët po kthehen në tavolinën e negociatave pas gati një viti, njohësit e çështjeve politike nuk presin ndonjë rezultat nga ky takim.

Ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Avni Spahiu për Tëvë 1 thotë se është gjë e mirë mbajtja e takimit, por ai thotë se pritjet nuk duhet të jenë aspak të mëdha.

E politologu, Dritëro Arifi, thotë se BE e organizoi shpejtë këtë takim dhe si i tillë, sipas tij, nuk mund të prodhojë ndonjë rezultat të prekshëm.

Një takim i tillë ishte parapri që të mbahet edhe më 19 korrik, por që pala serbe e dështoi duke mos marrë pjesë në të.