Lajme

Pritje të gjata në Merdare, bashkatdhetarët në dalje po presin deri në 7 orë

08/14/2021 11:34
nga:M K

Pritje të gjata janë shënuar sot në pikë-kalimin kufitar Merdarë, ku në dalje bashkatdhetarët po presin deri në shtatë orë.

Pritje tjera janë shënuar edhe në Jarinje deri në një orë dhe te Dheu i Bardhë deri në 40 minuta.

Pikat e Kalimit Kufitar: hyrje (min) dalje (min)

Merdarë 10 -15 400-450

Jarinje 20-25 60

Mutivodë 05 – 10 120

Bernjak 05 – 10 05-10

Dheu i Bardhë 05 35-40

Vërmicë 03 – 05 15-25

Muçibabë 05 30

Ndërsa për të marr informatat lidhur me fluksin në të gjitha pikat e kalimit kufitar mund të shfrytëzoni ueb faqen e MPB-së, ku QKMK azhurnon të dhënat në baza të rregullta.