Lajme

Pritje nga një orë te Dheu i Bardhë e në Merdarë

08/29/2024 11:25
nga:Y I

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për pritjet në kufi, për të dalë nga Kosova.

Pritjet te Dheu i Bardhë po zgjasin më shumë se një orë, ndërsa në Jarinjë deri në 25 minuta.

Në Merdarë, për të dalë nga Kosova qytetarët po presin deri në një orë.