Ferit Idrizi, kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, thotë se në fshatin Reznik morëm përkrahje të jashtëzakonshme nga banorët për mandatin e dytë, raporton GazetaBlic.
Idrizi thotë se planet për vazhdimësinë e punëve të mëdha për Vushtrrinë do t’i jetësojmë nga e hëna, pas fitorës.
Postim i plotë:
Dita e fundit e fushatës, me energji të madhe për fitore!
Në Reznik morëm përkrahje të jashtëzakonshme nga banorët për mandatin tonë të dytë.
Planet tona për vazhdimësinë e punëve të mëdha, për Vushtrrinë tonë, do t’i jetësojmë nga e hëna, pas fitores tonë të përbashkët!


