Lajme

Pritje deri në 2 orë te Dheu i Bardhë, kolona mbi 1.5 kilometra

12/24/2024 14:49
nga:N K

Pritje të gjata në kufirin te Dheu i Bardhë, kolona mbi 1.5 kilometra

Pritje të gjata janë regjistruar në mesditë në hyrje të pikës kufitare te Dheu i Bardhë.

Sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, koha e pritjes arrin deri në 120 minuta, ndërsa kolona e automjeteve është mbi 1.5 kilometra.

Në pikat kufitare Jarinjë dhe Merdar, situata është më e qetë, me pritje deri në 10 minuta.