Showtime

Pritja mori fund, ja se kur do të publikohet dueti mes Butrintit dhe Don Xhonit

12/20/2021 08:18
nga:Donika Fetahu

Bashkëpunimit të shumëpritur si duket i erdhi fundi.

Për të gjithë fansat që po e presin me padurim këtë bashkëpunim, erdhi lajmi i shumëpritur nga dyshja e njohur Butrint dhe Don Xhon, të cilët i kanë përfunduar xhirimet e klipit në Dubai, shkruan Gazeta Blic.

Lajmin se kur do të publikohet kjo këngë e ka bërë të ditur menaxheri i Don Xhonit, Berat Ademir, përmes një postimi në Instastory./GazetaBlic/