Sporti

Pritja merr fund: Cristiano Ronaldo do të jetë në gjendje të bëjë debutimin e tij për Al Nassr më 22 janar

01/07/2023 19:40
nga:Lorik J

Pritja ka marrë fund: Cristiano Ronaldo po përgatitet të bëjë debutimin e tij me Al Nassr.

Siç raporton gazeta portugeze Record, duke cituar median saudite ‘Al-Riyadh’, Al Nassr ka gjetur një marrëveshje për të ndërprerë kontratën me senegalezin Vincent Aboubakar, i cili çuditërisht mund të përfundonte pikërisht te Manchester United, duke liruar hapësirën e synuar për futbollistin e pestë të huaj, që do të ishte për Ronaldo.

I futur në listë, CR7 do të ishte kështu plotësisht në dispozicion të trajnerit Rudi Garcia, gati për të debutuar më 22 janar kundër Al Ittifaq.

/GazetaBlic Sport