Lajme

Pritja lamtumirëse për Abbott, Rama: Rrugëtim i mrekullueshëm i miqësisë dhe diplomacisë – Prishtina do të ju mirëpresë gjithmonë

01/25/2024 10:18
nga:Sh R

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar fotografia nga pritja lamtumirëse për Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, i cili përfundon mandatin.

Rama e ka falenderuar ambasadorin për forcimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Festuam mbrëmë një rrugëtim të mrekullueshëm të miqësisë dhe diplomacisë në pritjen lamtumirëse të Ambasadorit Nicholas Abbott ???? Falënderimet tona të përzemërta për forcimin e lidhjeve që kapërcejnë kufijtë dhe për nxitjen e bashkëpunimit mes dy vendeve tona ? Miqësia e Kosovës me Britaninë e Madhe është e shenjtë. Prishtina do të ju mirëpresë gjithmonë! ❤️”, ka shkruar Rama.

Postimi i plotë: