Real Madridi ka kaluar me sukses në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube, pasi mposhti Borussia Dortmundin me rezultat 3:2.
Në fakt ishte portieri Thibaout Courtois që shpëtoi Realin nga një barazim i mundshëm në sekondat e fundit.
Courtois bëri pritje të çmendur, pasi lojtari i Dortmundit rrezikoi vërtet me një goditje brenda zonës së 16-metërshit.
Me fitore klubi i Xabi Alonsos ka siguruar gjysmëfinalen dhe do luajë ndaj Paris Saint-Germain


