Sporti

Priti penalltinë vendimtare, Donnarumma flet pas takimit: S’mund ta përshkruajë këtë ndjenjë

07/07/2021 08:41
nga:Lorik J

Gigio Donnarumma nuk mund të përshkruajë ndjenjat e tij pasi priti goditjen vendimtare të penalltisë ndaj Alvaro Morata.

Donnarumma nuk mundi të përmbajë lotët pasi Italia rezervoi një vend për Finalen e UEFA Euro 2020, duke mundur Spanjën me penallti, përcjell GazetaBlic Sport.

“Nuk ishte e lehtë, por me forcën e këtij grupi, ne arritëm në finale,” tha Donnarumma për Sky Sport Italia.

“Është e pamundur të përshkruaj atë që po ndiej, unë dua ta shijoj këtë fitore, shokët e mi të skuadrës dhe unë ia kushtojmë fitoren Spinazzola, ai na kishte dërguar një video para ndeshjes”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport