Argjentina arriti të kualifikohet në fazën eliminatore falë fitores 2-0 ndaj Polonisë dje.
Ylli argjentinas, Lionel Messi ishte ai që kishte rastin ideal të hapte llogarinë e golave, megjithatë penalltinë e tij e ndali portieri, Szczesny, shkruan GazetaBlic Sport.
Szczesny fitoi duelin me Messin në penallti, megjithatë polaku tregon se ka humbur bastin ndaj argjentinasit.
Penalltia ishte mjaft kontradiktore dhe ngjalli diskutime edhe pas ndeshjes.
“Ne folëm para penalltisë. Unë i thashë se do të vë bast 100 euro që ai [arbitri] nuk do ta jepte atë. Kështu që, unë kam humbur një bast kundër Messit.
Unë nuk e di nëse kjo lejohet në Kupën e Botës. Ndoshta do të më dënojnë për këtë. Nuk më intereson tani. Nuk do ta paguaj as atë. Atij nuk i interesojnë 100 euro e mia”, tha polaku.
/GazetaBlic Sport/