Sporti

Pritet zyrtarizimi te Ballkani, Vesel Limaj përshendetet me skuadrën rumune

07/06/2023 12:34
nga:L J

Aventura e Vesel Limajt në Rumani ka zgjatur vetëm 6 muaj. Ish-mesfushori i Tiranës u transferua te skuadra e FC Hermannstadt në janar të këtij viti, teksa ditën e sotme ka vendosur të largohet nga ekipi rumun.

26-vjeçari nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka falenderuar shokët dhe të gjithë skuadrën për kohën që kanë kaluar.

Kujtojmë se Limaj pritët të zyrtarizohet te Ballkani i Ilir Dajës, me palët që kanë gjetur marrëveshjne mes tyre për bashkëpunuar për sezonin e ri.