Lajme

“Pritet varianti i çnukjes”, Valon Syla për opsionet e krijimit të qeverisë

03/13/2025 21:29
nga:G B

Analisti Valon Syla tha se sa i përket krijimit të qeverisë po punohet në drejtimin e “çnukjes së deputetëve”.

Ai tha në Pressing në T7 se “është varianti që po punohet që Albin Kurti të çnukë deputetë nga partitë e tjera…”, tha Syla.

“E dyta është opozita me u bo bashkë bashkë me pakicat…”, tha Syla, duke shtuar se pakicat joserbe nuk shkojnë si “pako” por duhet negociuar veç e veç.

“LDK-ja hala ka njerëz që besojnë që LDK duhet vetë me qeverisë edhe pse 20 vjet si ka fitu zgjedhjet”, tha Syla në Pressing.