Sporti

Pritet rikthim në Angli, Sarri do të marrë edhe dy lojtarë nga Lazio me vete

04/19/2024 21:45
nga:E K

Maurizio Sarri ka dhënë dorëheqjen nga Lazio muaj më parë, ndërsa shumë shpejt mund të bëhet me skuadër të re, këtë herë në Angli.

Sipas mediave italiane, ai është penduar pas largimit nga Chelsea dhe tani ka vendosur që është momenti për një rikthim në Premier League.

Fillimisht ishte Nottingham Forest që i bëri ofertë Sarrit, por që tekniku e refuzoi.

Tani, Sarri ka marrë oferta nga Newcastle dhe West Ham, me dy klubet angleze që po presin përgjigjen e tij. Cilëndo ofertë të pranojë, Sarri do të vazhdojë të mbajë stilin e tij, duke afruar afër vetes lojtarë që iu beson.

Dy emrat që shihen si vendimtar në projektin e tij të ri janë Alessio Romagnoli dhe Matteo Guendouzi.