Lajme

“Pritet qartësim i pozicionit të palëve:/ Batusha: Të sqarohet a ka marrëveshje të Brukselit dhe Ohrit, Serbia ka qëndrim kundër kësaj

06/24/2024 15:00
nga:G B

E mërkura e 26 qershorit do t’i bëjë bashkë në Bruksel kryeministrin e  Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Ata do të takohen pas një kohe pauzë të dialogut.

Sipas Qeverisë, ky takim do të ketë në fokus kryesor zbatimin e marrëveshjes bazike dhe aneksit të saj dhe rrugën përpara.

Lidhur me takimin, për Gazeta Blic ka folur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha.

Ai thotë se ky takim është për rishtytje të dialogut, ku pritet qartësim i pozicionet të palëve.

“Takimi është takim për rishtytje të dialogut. Rrjedhimisht pritet të qartësohen pozicionet e palëve dhe të diskutohet ecja tutje në dialog”, thekson ai.

Batusha potencon se po ashtu duhet sqarim se a ka apo jo marrëveshje të Brukselit dhe të Ohrit, pasi Serbia ka qëndrim të kundërt me këtë.

“Po ashtu, një çështje që duhet sqarim është se a ka marrëveshje të Brukselit dhe të Ohrit apo nuk ka, sepse qëndrimi i Serbisë është e kundërta e kësaj”, deklaron deputeti i VV-së, Agon Batusha./Gazeta Blic/

 

Zemaj: Heqja e masave të BE-së varet nga takimi në Bruksel – Kurti mos të krijojë situata të disfavorshme

Takimi i 26 qershorit/ Krasniqi: S’pres asgjë – Kurti të raportojë në Kuvend se për çka po merret vesh me Vuçiqin

Glauk Konjufca: S’pres diçka të rëndësishme nga takimi Kurti-Vuçiq, Asociacioni s’është në rend dite