Sporti

Pritet largimi i Piolit, Graham Potter në garë për pozitën e trajnerit tek Milan

02/08/2024 11:54
nga:Mergim Rreci

AC Milan ka filluar të shikojë opsionet për të zëvendësuar menaxherin Stefano Pioli dhe ka identifikuar një trajner anglez si një zëvendësues të mundshëm të tij, kupton HITC.

Stefano Pioli ka qenë në AC Milan që nga viti 2019 dhe i udhëhoqi ata drejt titullit të Serie A në 2022, por ata janë jashtë ritmit këtë sezon. Aktualisht, skuadra e Piolit është në vendin e tretë në Serie A dhe është larg liderëve të ligës dhe rivalëve të Interit, përcjell GazetaBlic Sport.

Pavarësisht se është kontraktuar me skuadrën italiane deri në vitin 2025, burimet e HITC konfirmojnë se hierarkia e kuqezinjve po shikon opsione të tjera dhe ish- trajneri i Chelseat , Graham Potter është një nga ata që ata kanë vlerësuar për këtë pozitë.

Potter ka qenë jashtë punës menaxheriale që kur u shkarkua nga Chelsea sezonin e kaluar për shkak të sezonit të tmerrshëm të klubit londinez nën drejtimin e tij.

/GazetaBlic Sport/