Sporti

Priten mbi 10 mijë tifozë | Sonte luhet finalja e Champions League për të rinj, ballafaqohen Hajduk Split dhe AZ Alkmaar

04/24/2023 08:16
nga:L J

Skuadra U-19 e Hajdukut në orën 18:00 në Gjenevë do të luajë finalen e Ligës së Kampionëve për të rinj kundër AZ Alkmaar.

Pasi mposhti Shakhtarin, Borussia Dortmundin dhe Manchester Cityn, Hajduk fitoi grupin në Zvicër. Aty e mposhtën Milanin me rezultat 3:1 në gjysmëfinale dhe kështu do luajnë ndeshjen për titull evropian ndaj sensacionit nga Holanda, përcjell GazetaBlic Sport.

AZ eliminoi bindshëm Realin, Barcelonën dhe Eintracht-in në Final Four dhe eliminoi Sportingun nga Lisbona me penallti në gjysmëfinale. Kështu në finale takohen dy skuadra që aty nuk e priste askush, por që vërtet e meritonin.

Megjithatë, Hajduk do të ketë një avantazh të madh ndaj kundërshtarit të tyre në finalen e Gjenevës. Ai qytet është rrethuar prej ditësh nga mijëra tifozë të Hajdukut, të cilët blenë menjëherë të gjitha biletat për tribunën lindore të stadiumit të Servette. Pritet që në ndeshjen për titullin evropian të jenë mbi 10 mijë të tillë.

Ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt nga Arena Sport në kanalin e saj të parë.

/GazetaBlic Sport