Showtime

“Pritëm 16 vjet për të pasur fëmijë’’ – këngëtari shqiptar flet për bashkëshorten, tregon se kishte krijuar këngë për të ende pa e njohur

03/22/2024 08:12
nga:N K

Nikollë Nikprelaj ka dhënë një nga rrëfimet më emocionuese. Këngëtari i njohur ishte i ftuar në #Gjesi ku përmes rubrikës ‘’Nostalgji’’ shpalosi kujtime të rralla e histori interesante.

Ai mes tjerash tregoi historinë e njohjes me bashkëshorten e tij, Dritën, histori filmash dhe shumë interesante pasi këngëtari tregoi se kishte krijuar këngë për të edhe pse nuk e kishte parë kurrë.