Sporti

Prishtinës sot i duhet përkrahje e madhe në kryeqytet, çmimi i biletave më lirë se zakonisht

07/31/2025 10:10
nga:Lorik J

Skuadra e Prishtinës sonte luan ndaj FC Larne në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Conference League.

Ndeshja e parë në Irlandën e Veriut përfundoi me rezultatin e barabartë 0-0, andaj Prishtinës i duhet përkrahje e madhe sonte që të kalojë këtë raund, shkruan GazetaBlic Sport.

Biletat për të shikuar këtë ndeshje janë në shitje tek “Newborn” dhe tek stadiumi, pranë zyreve të klubit.

Ja çmimet e biletave:

  • Lindje: 3 euro
  • Perendim: 5 euro
  • VIP: 10 euro

/GazetaBlic Sport