Lajme

Prishtinës i shtohet një shesh i ri

03/13/2025 13:18
nga:Y I

Në Prishtinë është inauguruar një shesh i ri.

Bëhet fjalë për sheshin “Erhard Busek”, pranë Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Në inaugurim mori pjesë edhe ambasadori i Austrisë në Kosovë.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se vendimi për emërimin e këtij sheshi u mor në unanimitet në Kuvendin Komunal.

Rama tha se emërtimi i këtij sheshi është një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e palodhur të Erhard Busek në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Austrisë, si dhe për rolin e tij të rëndësishëm diplomatik në rajon.

Njoftimi i plotë: